Konflikt mes të rinjve tek sheshi “Prek Cali” në Shkodër, 33 vjeçari përfundon në spital me plagë thike…

Konflikt mes të rinjve tek sheshi “Prek Cali” në Shkodër, 33 vjeçari përfundon në spital me plagë thike…

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Pjetër Guraluci, 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin!...
Burimi: Shkodraweb.com