Komision hetimor për 11 Majin? Xhaferaj: Berisha më keq se Basha

Komision hetimor për 11 Majin? Xhaferaj: Berisha më keq se Basha

Tre proceset e fundit parlamentare, që nga ai i vitit 2017, kanë treguar se aksioni i PD-së mbetet i njëjtë, komision hetimor për të bërë politikë me humbjen. 4 vite nga dështimi i komisionit që u bë në vitin 2021, Sali Berisha duket se po ecën në të njëjtën rrugë me Lulzim Bashën. Objektivi është i qartë, hetim të parlamentareve të 11 majit me pretendimin se nuk kishte zgjedhje, por farsë. Anëtari i komisionit hetimor të zgjedhjeve të 25 prillit, Ferdinand Xhaferaj heq një paralele mes kryetarit dhe ish kryetarit të partisë. ”Po, dëshmojnë se po ecin me gjurmët e Lulzim Bashës, sepse në 2021 ai ngriti një Komision Hetimor që çuditërisht u mbyll pa dhënë asnjë argument. Por nëse i kthehemi çështjes ne themel, kur...