Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Komision hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit? Përsëritet historia. Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha
Përgjegjësia e humbjeve elektorale në Partinë Demokratike nuk bie asnjëherë mbi kryetarin. Tre proceset e fundit parlamentare, që nga ai i vitit 2017, kanë treguar se aksioni mbetet i njëjtë, ngritja e një komisioni hetimor për të bërë politikë me humbjen. Në 2021 demokratët u përfaqësuan në komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit me eksponentët më të lartë politik, ndryshe nga socialistet. Protagonizmi nuk i la shumë vend hetimit dhe në finale, asgjë nuk shkoi për miratim në Parlament dhe masakra elektorale nuk u provua asnjëherë. 4 vite nga dështimi i komisionit, Sali Berisha duket se po ecën në të njëjtën rrugë me Lulzim Bashën. Objektivi është i qartë, hetim të parlamentareve të 11 majit me pretendimin se nuk kishte zgjedhje, por farse. Anëtari...