
Trump firmos urdhërin e ri: Transgjinorët larg ushtrisë
👁12541
Bota E Hënë, 27 Janar 2025 18:19
Presidenti i Amerikës, Donald Trump është gati të nënshkruajë sot tre urdhra ekzekutivë që do të ridizenjojnë strukturën e forcave të armatosura. Parashikohet ndalimi i personave transgjinorë që shërbejnë në ushtri, eliminimi i programeve të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes dhe rivendosja me kompensim e ushtarëve të pushuar nga puna për refuzimin e vaksinimit kundër Covid. Këto dispozita vijnë pas betimit të Pete Hegseth si kreu i Pentagonit, i cili kishte njoftuar tashmë “ndryshime të rëndësishme kulturore brenda forcave të armatosura”.
Burimi