
”Ik, mos më hajde më”, Gjesti i ashpër me Eglin. Ajo qan me dënesë
👁2969
Showbiz E Hënë, 27 Janar 2025 19:04
Egli dhe Gjesti sërish në një debat në shtëpinë ”Big Brother Albania Vip 4”. Ai ka kërkuar nga Egli që ta lërë pasi po i pengon në çdo gjë dhe se nuk po e lë të bëjë asgjë. Banorja ishte prekur nga fjalët e Gjestit pasi kishte kërkuar që ta linte, derisa po bisedonte me Rozanën. Ndonëse u largua, më pas artisti i tha se nuk po e lë asnjë moment dhe se nuk dëshiron që të veprojë në këtë mënyrë. ”Mos më hajde më hiç, largohu, nuk qenke në vete, ke hyrë në paranoja”, iu drejtua ai. Egli në anën tjetër u mërzit dhe më pas shkoi te shtrati dhe po qante me dënesë.
Burimi