‘Jo në minutën e fundit’/ Klosi: Kuvendi të nisë punën me reformën zgjedhore

‘Jo në minutën e fundit’/ Klosi: Kuvendi të nisë punën me reformën zgjedhore

Një prej sfidave të parlamentit të ri në shtator, do të jetë reforma zgjedhore. Teksa opozita ka mjaft rezerva për rregullat elektorale, socialistët shprehin gatishmërinë për ta përfshirë në axhende ndryshimin e kodit, që në nisje të sesionit. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi thotë se nuk mund të përsëritet historia duke i përcaktuar rregullat e garës në limit të kohës. “Kodi elektoral kërkon konsensus. Do të ishte shumë mirë, që me fillimin e sesionit parlamentar të kishim një kod elektoral të dakordësuar mos ngeleshin gjërat për minutën e fundit, sepse jeta parlamentare dhe politike ka treguar këto zgjidhjet...
Burimi: Opinion.al