Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit! Niset drejt Traumës

Ishte me pushime në Shëngjin, 23-vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i hotelit! Niset drejt Traumës

Një ngjarje aksidentale është shënuar pasditen e kësaj të diele në Shëngjin. Rreth orës 17:40, në ambientet e një hoteli, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë nga lartësia e një ballkoni shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, i cili po pushonte në zonë. I riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv