Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Investigimi/ Ish kandidati për deputet dyshohet se trafikon kokainë nga Amerika Latine përmes kompanisë së bananeve
Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane të studimeve të mbrojtjes C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), hedh dritë mbi një rrjet të gjerë kompanish shqiptare që, nën petkun e tregtisë së bananeve, kanë trafikuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës, përfshirë Shqipërinë. Sipas raportit, që përfshin raste që nga viti 2014, gjashtë kompani shqiptare janë përfshirë në sekuestrime të dërgesave me kokainë. Modelet janë të ngjashme: pas një sekuestrimi apo hetimi, kompanitë ndryshojnë administratorët apo aksionarët përkohësisht, por vijojnë aktivitetin me të njëjtin itinerar dhe strukturë logjistike. Po kush janë kompanitë që trafikojnë...