Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
I vetmi i mbijetuar nga përplasja e avionit të “Air India”/ Familjarët: Ëndërron sikur është ende në avion dhe…
Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, është i vetmi pasagjer që mbijetoi nga rrëzimi tragjik i avionit të Air India me 242 persona në bord. Por ndonëse ka shpëtuar fizikisht me vetëm disa plagë në fytyrë dhe gjoks, ai mbetet i rrënuar psikologjikisht nga ajo që ka përjetuar dhe nga ndjenja e fajit për vdekjen e vëllait të tij. I ulur në vendin 11A të avionit Boeing 787 Dreamliner, Vishwash është quajtur nga mediat indiane “njeriu mrekulli” dhe “fëmija i Zotit”, por për të vetë, mbijetesa është një barrë e rëndë për të jetuar. “Nuk e di si shpëtova. I pashë...