I mbijetuari i Nagasakit rrëfen tmerrin e bombës atomike dhe paralajmëron për brezat e ardhshëm: T’i zhdukim armët e luftës para se të na zhdukin ne

I mbijetuari i Nagasakit rrëfen tmerrin e bombës atomike dhe paralajmëron për brezat e ardhshëm: T’i zhdukim armët e luftës para se të na zhdukin ne

Më 9 gusht 1945, Terumi Tanaka, një djalë 13-vjeçar i mbijetoi shpërthimit të bombës atomike të hedhur nga Shtetet e Bashkuara në qytetin e Nagasakit. Edhe pse jetonte më pak se dy milje larg qendrës së shpërthimit, si mbijetoi mrekullisht. Sot, ai është një nga zërat më të fortë që paralajmërojnë botën për rrezikun e përsëritjes së një katastrofe bërthamore. Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimit Nobel për Paqe, që iu dha Konfederatës Japoneze të Viktimave të Bombave A dhe H (Nihon Hidankyo), i mbijetuari ndau kujtimet e tij të dhimbshme nga ajo ditë e errët. Ai rrëfeu se xhami i derës që i ra sipër nuk u thye, duke i shpëtuar jetën, por pesë anëtarë të familjes së tij humbën...