Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I kërkoi të lirojë hapësirat e zaptuara në parkun e Drilonit, “i forti” i Pogradecit dhunon kryeplakun
Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka degraduar në përplasje fizike në fshatin Tushemisht në Pogradec. Jetmir Muçollari pronar i “Hotel Driloni”, ka dhunuar kryetarin e fshatit, i cili i ka kërkuar lirimi e hapësirës të zënë prej tij. Ndërkohë, që operacioni është shtrirë në të gjithë vendin, 52 vjeçari ka zgjeruar aktivitetet e tij në fshatin turistik, duke zaptuar hapësirat deri në prishjen e urave në parkun e Drilonit, duke sjellë ankesa tek banorët e zonës. Mësohet se Ilirjan Tasellari në cilësinë e kryetarit të fshatit i ka kërkuar Muçollarit të heqë tavolinat e vendosura prej tij në urat...