Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Humb jetën në spital 54-vjeçari i aksidentuar, arrestohet 27-vjeçari drejtues i automjetit
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili ditën e premte aksidentoi një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në rrugën “Jordan Misja”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, i aksidentuari ka ndërruar jetë në spital dhe në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 27 vjeç. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin rrugor të ndodhur në rrugën “Jordan Misja”, ju informojmë se, në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 27 vjeç. Ky shtetas, duke drejtuar...