Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia na tregon se çfarë lloj revolucioni lind nga një pandemi
Nga Laura Spinney Në fillim faraoni e ndryshoi emrin e tij, nga Amenhotep IV në Akhenaten. Pastaj dekretoi një kryeqytet i ri të mbretërisë që duhej të ndërtohet larg të vjetrit. Në këtë qytet duhet të adhurohej vetëm një Perëndi, duke i braktisur të gjithë të tjerët:perëndinë e diellit Aten. Herezia e Akhenatenit nuk zgjati shumë, dhe përfundoi me vdekjen e tij më pak se 20 vjet më vonë. Ishte një parantezë e 3 mijë viteve të stabilitetit kulturor që e karakterizoi Egjiptin e lashtë. Por gjurmët e tij të qëndrueshme në art dhe mendim, e bëjnë atë një nga revolucionet fetare më të diskutuara të të gjitha kohërave. Një shpjegim i zakonshëm është se Akhenatenit, i ishte sosur durimi me priftërinjtë e plotfuqishëm të kryeqytetit të vjetër të Tebës, të cilët adhuronin shumë hyjni. Por sikur në tëvërtetë, ai të ishte duke iu shmangur një epidemie? Ideja nuk është e re, por është rikthyer nëfokus pas shfaqjes së Covid-19. Pasi përjetuam pandeminë më të rëndë të shekullit të fundit, shumë egjiptologë dhe arkeologë e shohin të kaluarën me një sy tjetër. Ata kanë parë drejtpërdrejt...