Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e hershme e fisit Berisha
Berisha është një fis historik shqiptar në Pukë, në veri të Shqipërisë dhe është një nga fiset më të vjetra Arbërore. Berisha për së pari herë u dokumentua gjatë mesjetës, më saktë në vitin 1242 në Ulqin. Arkivat raguzane dokumentojnë pjesëtar të fisit Berisha në shumë raste si: Petrus de Berisna (1280-1304), Laurentius de Berisna (1280-1304), Dominko Berisha (1264) etj. Në dhjetor të 1274, Anzhuinët nënshkruan një traktat me fisnikët Arbëror që të pranonin Karlin si mbretin e Arbërisë, dhe një nga nënshkruesit ishte “Sevasto Tanussio Berissa”. Gjatë shek. 14, në të gjithë Kosovën mund të gjenden mikrotoponime të shumta si: Berishin, Berishtar, Berishofc, Berishtani, Berishane dhe Berishiç. Në 1348, Stefan Dushani përmend “Fushën e Berishës” afër Mushtishtit në Kosovë. Përmendje të shumta i përkasin...