Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Historia e gjeneralit të famshëm shqiptar dhe vendi i tij në historiografinë e artin francez
Studiuesi Auron Tare ka përkujtuar gjeneralin e personalitetin e njohur shqiptar Said Mustafa Pasha Arnauti dhe vendin e tij në historinë e artin francez. Tare përmend dy veprat madhështore të artit që i janë kushtuar atij si dhe bën një përshkrim të veprës së tij. Tare shkruan se gjenerali Said Mustafa Pasha ishte komandant i trupave otomane në Egjipt, ku erdhi si një veteran i luftërave ruso-turke. Në përballjen e tij me trupat franceze të udhëhequra nga Napoleoni në vitin 1799 ai tregoi trimëri e aftësi të pashoqe duke zbythur trupat sulmuese deri në plagosjen e tij në përballjen me gjeneralin kundërshtar, ku u plagosën të dy. Pas përfundimit të luftës, gjenerali shqiptar Said Mustafa Pasha u mor në Paris nga Gjenerali francez Murati ndërsa...