Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Historia e arbëreshëve në një muze në Vuno të Himarës! Kompleks muzeor, do të rikonstruktohen edhe kishat
“Lindi edhe ideja e muzeut arbëresh në Shqipëri. Ne nuk e kemi një muze, ndërkohë që komiteti arbëresh, ka ruajtur me fanatizëm reliket të jashtëzakonshëm dhe përfaqësuesit e atij komuniteti janë më shumë se sa të dëshiruar që ta kenë në Shqipëri muzeun e Arbëreshëve” Ky premtim i kryeministrit Edi Rama, në samitin e 3-të të Diasporës në Tiranë, do të vihet në jetë shumë shpejt. Një vendim i ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja, i 21 shkurtit i ka hapur rrugë ndërtimit në fshatin Vuno të Himarës të muzeut kushtuar historisë së arbëreshëve. Muzeu parashikohet të ndërtohet në ish shkollën...