Hetimet e SPAK trembin Sali Berishën, kreu i PD distancohet nga kompania amerikane me kontratë 6 mln $ që…

Hetimet e SPAK trembin Sali Berishën, kreu i PD distancohet nga kompania amerikane me kontratë 6 mln $ që…

Kreu i PD Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës së djeshme nga gazetarët për kompaninë amerikane me kontratë 6 milion dollarë, e cila po lobon në DASH për heqjen e “non-gratës” së tij. Kompania duket se është duke vazhduar punën në mënyrë intensive, pasi së fundmi ka dërguar dy letra në Departamentin e Shtetit, ku kërkohet në mënyrën më eksplicite heqja e sanksioneve për Berishën. I pyetur nga gazetarët nëse janë deklaruar edhe në Shqipëri shumat e mëdha për kompaninë dhe kur do bëhen transparente nga PD, Berisha me një shqetësim të dukshëm është distancuar duke deklaruar se ai nuk ka punë me këtë çështje dhe se nuk është zëdhënësi i kompanisë amerikane. “As për të parën, as për të dytën. Unë kam vetëm një përgjigje...