Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve

Harta e rrallë e vitit 1609, dëshmi e lashtësisë së arbërorëve

NGA: GJON KEKA Kur flasim e shkruajmë për lashtësinë, duhet ditur se po shkruajmë për një të kaluar të fshehur në thellësi, mbi të cilën janë vendosur shtresat e epokave, shekujve e kohëve, edhe pse mbuluar nga pluhuri dhe errësira, të mbështjella me plot mistere e enigma. Si rrallëherë ndodh me kombet, historia e lashtë e popullit tonë iliro-arbëror është e mbuluar me pluhurin dhe harruar nga shtresat e moskujtesës, duke e bërë kështu të vështirë që në ditët e sotme t’i hedhim më shumë dritë të vërtetës dhe nxjerrjes së rrënjëve të lashta të tij. Megjithëkëtë, kjo nuk është e pamundur, pasi sot janë të gjitha mundësitë, dokumentet, si dhe faktet nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme europiane e botërore. Gjithashtu, dëshmi të plota janë...