Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane

Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane

Daut Dauti Netflix, deri diku edhe Prime, është duke bërë revolucion në kinematografi. Netflix me produksionin e vet ia ka sjellë shikuesit kinemanë në shtëpi duke ofruar format të ri të filmit, sidomos të serialeve. Mbi të gjitha, Netflixin duhet lavdëruar për programet dokumentare, sidomos për ato historike. Fjala është për serinë ‘Rise of empires’ (Ngritjet e perandorive), siç janë ato për Perandorinë Romake dhe Otomane, por edhe për perandoritë tjera siç janë ato Austro-Hungareze, Britanike, Ruse dhe sundimit arab në Spanjë. Këto seri janë tejet profesionale, dhe si të tilla, kontribut serioz në sistemin arsimor. Janë të formatit të ri ku flasin historianët kompetentë të fushave përkatëse e që pastaj shoqërohen me skena të filmit artistik. Para pak ditësh ka filluar shfaqja e serisë...