Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar gjyqin me qeverinë, pas shkarkimit të tij në 2022-in. Mësohet se Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e cilësuar si të paligjshëm largimin e tij nga detyra. Vendimi është tashmë përfundimtar dhe detyron shtetin t’i paguajë Nanos rreth 100 mijë euro, ekuivalenti i 60 pagave mujore, aq sa parashikon mandati ligjor 5-vjeçar që iu ndërpre në mënyrë të parakohshme. Nano u shkarkua më 31 gusht 2022, me pretendimin se nuk kishte përmbushur objektivat. Shkarkimin e tij nga detyra e komunikoi ministri...
Burimi: Opinion.al