Gjykata Speciale zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuar të tjerë

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuar të tjerë

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të zgjatë masën e paraburgimit ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Vendimi u mor më 5 gusht nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, e cila vlerësoi se paraburgimi i tyre mbetet proporcional dhe i nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit gjyqësor. Rreziku i ndikimit në procedura Në arsyetimin e saj, gjyqtarja Masselot vuri në dukje se për Hashim Thaçin vazhdojnë të ekzistojnë dyshime të bazuara për veprat penale për të cilat akuzohet, si dhe rreziku real i ndërhyrjes në procedurat e Gjykatës. “Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së...