Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjermani/ 19 të plagosur nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një panair, mes tyre edhe një fëmijë
Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë, pas një incidenti me fishekzjarrë gjatë një shfaqjeje në qytetin perëndimor gjerman, Düsseldorf, njoftojnë autoritetet lokale. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes gjatë panairit tradicional “Rheinkirmes”, përgjatë lumit Rhein sipas CNN. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se fishekzjarrët shpërthyen në një nivel shumë të ulët, pranë tokës, duke shkaktuar panik dhe dëme te pjesëmarrësit. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, një fëmijë ndodhet mes të plagosurve. Shërbimet zjarrfikëse të qytetit konfirmuan se policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit. “Mendimet tona janë me...