Zgjedhjet në bashkinë Himarë/ Reagon opozita: Presidenti ka shkelur Kushtetutën

Zgjedhjet në bashkinë Himarë/ Reagon opozita: Presidenti ka shkelur Kushtetutën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të datës së zgjedhjeve në bashkinë Himarë nga presidenti Bajram Begaj.
Deputeti demokrat shprehet se Presidenti ka shkelur hapur Kushtetutën duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
“Çfarë turpi për Presidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë”, shkruan Bardhi.

gijotina.com/
Burimi