
Protesta përpara Bashkisë, një tjetër person i ndaluar nga policia
👁2568
Një 29-vjeçar është ndaluar nga forcat e policisë në Tiranë, për incidentet e shënuar në protestën e radhës së opozitës përpara bashkisë së kryeqytetit.
Sipas të dhënave, personi i ndaluar është shtetasi J. A., 29 vjeç, banues në Tiranë.
A.J. akuzohet për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, njoftoi policia.
Burimi