Pas pezullimit, GJKKO “kthen” në detyrë ish-prefekten e Fierit, akuzohet për korrupsion me tenderat
GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakes së Patosit, Rajmonda Baliaj, duke hequr masën e sigurisë së “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”.
Njoftimi i plotë
1. Kërkuesja Rajmonda Balilaj më datë 26.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatëskërkesën me objekt: “Deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së sigurimit të caktuar mevendimin nr.19 datë 08.03.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr.30 datë 21.03.2024, tëGjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dheheqjen e menjëhershme të saj”, baza ligjore neni 262/2 dhe 267/2 i K.Pr.Penale.2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, FloraHajredinaj dhe Erjon Çela me vendimin Nr.466, datë 29.07.2024, vendosi:1. Pranimin e kërkesës.2. Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të njëdetyre apo shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, caktuar ndajtë pandehurës Rajmonda Balilaj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.19 datë 08.03.2024.3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon tëllogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.
Prefektja e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj, është liruar nga detyra, me vendim të qeverisë. Me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra zyrtaren e pushtetit lokal për shkak se e dyshon se në dy raste ka shkelur barazinë në tendera.
I njëjti vendim i pezullimit nga detyra u dha edhe për ish-nënkryetaren e bashkisë Patos dhe për 5 specialistë të tjerë në cilësinë e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, sekretariatit të përgjithshëm të kësaj bashkie, specialistë urbanistike dhe inxhinierë.
Janë dy procedura prokurimi që ngrenë dyshime për të hetuarit e SPAK për të cilët dyshohen se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë shkelur barazinë në tendera.
Në rastin e parë bëhet fjalë për ndërtim emergjent e një muri mbartës për shkak të rrëshqitjes së tokës në aksin “Dukas -Breg”. Në rastin e dytë e njëjta skemë është përdorur edhe për rregullimin emergjentë të rrugës në fshatin Ruzhdie. Ish kryetarja e bashkisë në bashkëpunimin me anëtarët e KVO kanë favorizuar në kundërshtim me ligjin një operator ekonomik që nuk përmbushte kriteret. Në këtë rast ish-kryetarja ka paracaktuar fituesin e tenderit me fond limit rreth 6 milion lekë. Nga 2019 , ky Subjekt është shpallur fitues në 32 tendera. Për të arritur këtë qëllim grupet e punës përgatitën raport unanim ku shkruajnë se rrezikshmërinë që kishte sjellë shkarja e dheut dhe për rrjedhim ndërtimin e mureve mbajtës.
Në procedurën tjetër ish kryetarja e bashkisë dyshohet se paracaktoi fituesin duke informuar nisjen e punimeve në datën 6 shkurt 2021 në një kohë që shpallja e tij u realizua një javë më vonë. Me vendimin e ri Gjykata duket se i hap rrugë kthimit të saj në detyrë.
gijotina.com/
Burimi