Mbledhja e PD, propozimi i Bardhit: Të ngujohemi në seli, Salianji të mos vetdorëzohet

Mbledhja e PD, propozimi i Bardhit: Të ngujohemi në seli, Salianji të mos vetdorëzohet

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD që po zhvillohet në selinë blu, janë propozuar disa mënyra si të pengohet arrestimi i deputetit Ervin Salianji, për të cilin Apeli la në fuqi dënimin politik me 1 vit burg për veprën penale “kallëzim i rremë”.
Kreu i grupit, Gazment Bardhi u ka propozuar ligjvënësve demokratë që të ngujohen në selinë e tyre së bashku me Salianjin.
“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, është shprehur Bardhi, sipas burimebe pranë selisë blu.
Ndërkohë, vetë Salianji tha pak minuta më parë në një konferencë për mediat nga selia se do të jetë “aty ku e ka caktuar regjimi”, kur u pyet nëse do të vetëdorëzohet në polici.
“Është një çështje ku janë shkelur të gjitha liritë. Edhe Kuvendi vetë reagon me burime, edhe ata vetë nuk i vënë fytyrën kësaj gjejë, atyre ju vjen pra turp. Unë do përballem dhe do jem aty ku e ka caktuar regjimi. Unë do bëj gjitha veprimet e mia dhe vendimmarrjet që kanë të bëjnë me partinë. Kjo është çështje e Partisë Demokratike”, deklaroi Salianji.
Burimi