“Aferë gjigande 1.3 miliardë euro”, Shehaj: Kam 6 muaj që kërkoj interpelancën me Ballukun

“Aferë gjigande 1.3 miliardë euro”, Shehaj: Kam 6 muaj që kërkoj interpelancën me Ballukun

Deputeti Agron Shehaj i është drejtuar sot në Kuvend kryeparlamentares Elisa Spiropali duke kërkuar se kur do të zhvillohet interpelanca e kërkuar nga ana e tij me ministren Belinda Balluku.
Shehaj u shpreh i indinjuar se ka 6 muaj që kërkon interpelancë me Ballukun.
“Nuk ka nevojë të ngre zërin nëse respektoni rregulloren. Zonja kryetare, kam 6 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku për aferën gjigande 1.3 miliardë euro. Keni 6 muaj që e shtyni. Si mund të ndodhë diçka e till? Pse i fshiheni interpelancave, a mund ta di kur keni ndërmend ta lejoni të ndodhë, apo prisni të mbyllet fare Parlamenti”, u shpreh Shehaj.
Pas indinjatës së Shehajt, Spiropali u përgjigj se interpelanca e kërkuar nga Shehaj është vendosur në kalendar dhe do të zhvillohet.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente