Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Gianni Berengo Gardin, mjeshtri i fotografisë bardh e zi të shekullit XX, shuhet në moshën 94-vjeçare
Një nga figurat më të mëdha të fotografisë dokumentare në Evropë, Gianni Berengo Gardin, ka ndërruar jetë sot në Gjenova, në moshën 94-vjeçare, njofton “Adnkronos”. I lindur më 10 tetor 1930 në Santa Margherita Ligure, por i rritur në Venecie – qyteti që e konsideronte të vetin – Berengo Gardin nisi rrugën e fotografisë në rininë e tij dhe kurrë nuk u nda më prej saj. Gjatë shtatë dekadave të punës së tij, ai krijoi një arkiv monumental me mbi dy milionë negativë, duke dokumentuar jetën italiane me një sy empatik, të ndershëm dhe shpesh ironik, por kurrë cinik. Fotot e tij bardh e zi tregojnë puthje të fshehta, gra punëtore, fëmijë në lojë, arkitekturë industriale, jetën në trenat e stërmbushur dhe fytyrat e panjohura...