Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gazment Bardhi jashtë loje në Kuvendin e ardhshëm, Sali Berisha gati reprezaljen ndaj deputetëve që i sulmuan…
Partia Demokratike po hyn në një fazë të re. Pushteti i Sali Berishës është konsoliduar. Tani nuk ka më vend për kompromis. As për tolerancë. Aq më pak për figura që dikur e kundërshtuan. Deputeti Gazment Bardhi dhe grupi i tij është rasti më i qartë. Marrëveshja mes Berishës dhe Bardhit para zgjedhjeve solli një periudhë të shkurtër bashkëpunimi. Bardhi mori drejtimin e grupit parlamentar. U lejua të menaxhonte disa aksione politike. Mori premtime. Por vetëm kaq. Berisha kishte nevojë për legjitimitet institucional. Kishte nevojë për kontroll të grupit në Kuvend. Kishte nevojë për numra. Bardhi ia dha. Por zgjedhjet...