VIDEO: Vodhën sende me vlerë 15 mijë euro në një banesë, arrestohen 3 persona

VIDEO: Vodhën sende me vlerë 15 mijë euro në një banesë, arrestohen 3 persona

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se janë autorët e vjedhjes së sendeve me vlerë në një apartament në kryeqytet.
Policia thotë se në pranga kanë rënë L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, pasi kanë hyrë në apartament dhe kanë marrë sende me vlerë rreth 15 mijë euro.
Në videot e kamerave të sigurisë, është filmuar një prej autorëve teksa hyn nga tarraca e pallatit, më pas ata shihen të largohen në rrugët e kryeqytetit me çanta.
Po ashtu është arrestuar edhe shtetasi F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili është pronar i një argjendarie që ka blerë sendet e vjedhura nga autorët.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Komisariatit të Policisë Krujë, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Falco”.
Vodhën sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë, arrestohen 3 shtetas.
Arrestohet gjithashtu një 34-vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.
Sekuestrohen sendet e vjedhura, automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Falco”.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:
– L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal;
– F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente