TABELAT: Si po ecën ndërtimi dhe shitblerja e pronave sipas INSTAT

TABELAT: Si po ecën ndërtimi dhe shitblerja e pronave sipas INSTAT

Ekonomia u rrit me 3.6% në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave. Por jo të gjithë sektorët kanë pasur një ecuri pozitive.
Rezulton se rritja është bazuar kryesisht tek ndërtimi, administrata publike dhe tregu i pasurive të patundshme. Ndërkohë që sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria janë në rënie të fortë.
Rënia në sektorin e bujqësisë po ndodh në një kohë kur në Shqipëri po futen me miliona turistë dhe logjikisht, zhvillimi i turizmit duhet të ishte shoqëruar edhe me lulëzim të bujqësisë. Ndërkohë që po ndodh e kundërta. Dy sektorët po ecin në drejtime të kundërta.

Në fillimin e dekadës së kaluar, ritmet e rritjes së bujqësisë janë frenuar në mënyrë të vazhdueshme, por dy vitet e fundit, sektori më i madh i ekonomisë ka hyrë në trendin e rënies. Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69%. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me 3.5%, rënie që ka vijuar edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Çka dëshmon se bujqësia është lënë tashmë në rënie të lirë.
Por përveçse në prodhim, sektori i bujqësisë ka rënie edhe në punësim.

Sipas të dhënave zyrtare, bujqësia mbetet punëdhënësi më i madh në vendin tonë me 32.3 për qind të totalit te të punësuarve në vitin 2023, ndonëse me rënie të kontributit në punësim me 1.6 pikë % në krahasim me 2022. Kjo tregon për mungesën e interesit për t’u marrë me bujqësi.
Mungesat në produktet bujqësore vendase kompensohen nga importet dhe rrjedhimisht, konsumatorët janë të ekspozuar ndaj çmimeve më të larta. Kjo ndonëse në qershor inflacioni treguesi që mat rritjen e cimeve dhe koston e jetesës ka pësuar rënie, duke ndjekur ecurinë edhe në vendet e tjera europiane.
i.b./dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente