Erosi dhe Psikanaliza IV

Erosi dhe Psikanaliza IV

Nga Prof. Fatos Tarifa
Botuar në DITA
Pjesa IV (vijon nga pardje)
 
Wilhelm Reich, një argument revolucionar në luftën kulturore
Problemet e seksualitetit dhe synimi për çlirimin e tij, u bënë pjesë e një lëvizjeje të rëndësishme sociale e politike—sidomos në Europë—dhe shërbyen si baza ideologjike që përgatiti revolucionin seksual pas Luftës së Dytë Botërore. Periudhës mes dy luftrave botërore i përket edhe vepra e psikanalistit të shquar austriak Wilhelm Reich, Seksualiteti në luftën kulturore, botuar në gjermanisht në vitin 1936 dhe përkthyer e botuar pas Luftës në anglisht, me titullin Revolucioni seksual.
Ashtu si Otto Gross para tij, Reich u përpoq ta përkufizonte konceptin e çlirimit seksual dhe atë të një sistemi barazie erotike mes burrit e gruas si një argument revolucionar, duke e integruar atë në kontekstin e lëvizjeve revolucionare të kohës.
Në fakt, Reich u bë një ndër figurat më të rëndësishme në historinë e kulturës pop të shekullit të 20-të dhe frymëzuesi kryesor i revolucionit seksual të viteve 1960. Për të, një revolucion i tillë nënkuptonte transformimin radikal të çdo sfere të jetës shoqërore—shëndetit, martesës, ekonomisë, moralit, mënyrës së qeverisjes, seksualitetit. Është seksi, argumentonte Reich, ai ku ne zbulojmë dhe realizojmë veten tonë si një qënie e integruar, e çliruar nga kultura sunduese e shoqërisë dhe nga shteti autoritarist që na tjetërsojnë.
Wilhelm Reich, gjithashtu, është një figurë thuajse tërsësisht e panjohur për pjesën më të madhe të publikut shqiptar, edhe pse njëri prej librave të tij, Listen, Little Man (1948) është përkthyer në shqip (shumë keq) disa vite më parë. Për këtë arsye, në çka vijon, unë shtjelloj disa nga pikëpamjet e tij mbi seksualitetin dhe flas për ndikimin që ka pasur ky personalitet në shkencë dhe në kulturën e kohës së vet.
 
Seksualiteti, fashizmi, demokracia
Reich mund të thuhet se ishte një farë “evangjelisti seksual” në një kohë represioni global ndaj seksualitetit dhe dominimi fashist në Europë. Ai besonte se “sistemi biologjik i racës njerëzore është rrënuar prej shekujsh” nga strukturat autoritariste të shoqërisë, jo vetëm në Azi e në vendet arabe, por edhe në Europë e në Amerikë.
Reich ishte i bindur se në protoplazmën e vet, struktura e karakterit njerëzor, e formuar nga institucionet autoritariste të shoqërisë, është e pamundur të ndryshojë. Për këtë arsye, ai besonte se ëndrra e emancipimit erotik të njerëzimit mund të realizohet përmes emancipimit politik të tij.
Në librin Revolucioni seksual, Reich argumentonte se neurozat dhe “sjellja masive irracionale” ose “patologjike” burojnë nga i njëjti shkak: represioni seksual, të cilin, ashtu si Frojdi, mentori i tij, ai e shpjegonte si një konflikt të pandërgjegjshëm mes energjisë erotike, nevojave të natyrshme, instinktive të individit dhe aftësisë të tij për kënaqësi seksuale, nga njëra anë, dhe “presionit moral që i mban nën kontroll energjitë e tij seksuale”, nga ana tjetër.
Reich besonte se në kohën e tij rreth 90 për qind e grave dhe rreth 70-80 për qind e burrave vuanin nga neuroza që shkaktoheshin nga një gjendje statike kronike e libidos, duke mos funksionuar në përputhje me ligjin natyror. Për ata që këtë fakt e justifikonin me idenë se “kjo është mënyra jonë e jetesës”, Reich kishte këtë përgjigje: “Çështja nuk është nëse ‘kjo është mënyra jonë e jetesës’, por nëse kjo [gjendje] mund të jetë ndryshe”.
Sipas tij, ajo çka rezulton nga konflikti mes energjisë seksuale të individit dhe presionit moral të shoqërisë për ta ndrydhur atë është se “aftësia e natyrshme për kënaqësi seksuale” pengohet, “shkatërrohet tërësisht”, ose zëvendësohet nga “koncepte sadiste për aktin seksual, nga fantazi përdhunimi etj”. “Ju e dini se ç’ndodh kur dikush rri shumë gjatë pa bërë seks. Ai ndotet, pushtohet nga mendime të pista, bëhet pornografik, neurotik etj…Kushdo që jeton kundër natyrës veçse tkurret. Në një mënyrë ose në një tjetër, ai sëmuret…[Dhe] ai që bën një jetë të frustruar, ose një jetë patologjike, është ziliqar ndaj kujtdo që jeton ndryshe”.
Edhe pse u mbështet te Frojdi, Reich nuk mbeti në premisat e teorisë së tij por shkoi shumë më tej. Nisur nga lidhja që Frojdi shihte mes represionit seksual dhe neurozave, Reich argumentoi se ky represion eventualisht i orienton njerëzi drejt fashizmit dhe autoritarizmit.
Ai e mbështeti teorinë e tij revolucionare mbi seksualitetin në modelin “hidraulik” të çlirimit, duke theksuar se nxitjet erotike “natyrore, të shëndetshme dhe instinktive” të individit ndrydhen fizikisht nga ndërhyrja e autoriteteve të huaja, në formën e superegos, çka sjell pasoja patologjike tek ai dhe, si të vetmen mënyrë shpëtimi nga kjo gjendje, sugjeronte përdorimin e teknikave psikoanalitike.
Reich erdhi në përfundimin se neurozat e individit, ashtu si dhe patologjitë masive, mund të kurohen vetëm duke eleminuar tabutë mbi seksualitetin që i imponohen individit qysh në moshë shumë të re nga institucioni i familjes patriarkale, nga morali dhe rregulli puritan i virgjërisë paramartesore—që Aldous Huxley e konsideronte si “perversitetin seksual më të panatyrshëm”—si dhe nga monogamia e përjetshme.
Duke u shprehur kundër monogamisë, Reich ishte për “marrëdhënie dashurore që zgjasin” (lasting love relationships), të cilat nuk rregullohen me ligj, por krijohen e ruhen përmes dashurisë. Me pak fjalë, pikëpamja e tij mund të përmblidhet në këtë mënyrë: “Një seksualitet i shëndetshëm çon në demokraci; një seksualitet pervers çon në fashizëm”.
 
Ndarja fatale me Frojdin
Edhe pse Reich mbeti i përkushtuar psikanalizës, ai i kundërshtoi shumë nga pikëpamjet e Frojdit, sidomos përpjekjen e këtij të fundit për ta minimizuar rolin e shoqërisë në lidhje me sjelljen njerëzore. Reich u nda nga praktika psikanalitike e Frojdit, që e vinte theksin thjesht te të kuruarit, për t’u përqendruar e thelluar në atë që ai e quante “analizë e karakterit” (character analysis), një terapi që synonte t’i ndihmonte pacientët e tij të çliroheshin nga bllokimet fizike e respiratore që i pengonin ata të provonin kënaqësi.
Fakti që Reich, ashtu si Gross para tij, e vuri theksin në rolin që luan shoqëria në jetën e individit, pra edhe në sjelljen seksuale të tij, duke e parë raportin mes shoqërisë dhe individit sociologjikisht, shkaktoi ndarjen mes tij dhe Frojdit, si dhe përjashtimin e tij nga Shoqata Ndërkombëtare e Psikanalizës.
Një ndër pikëpamjet e Frojdit që Reich e kundërshtoi me forcë është ajo se zhvillimi i qytetërimit dhe arritjet kulturore të shoqërisë janë bërë të mundura në saje të “shtypjes së instinkteve” dhe “sublimimit të energjisë seksuale”. Reich e konsideronte “të pasaktë” këtë pikëpamje pasi, sipas tij, “përvoja historike” dëshmon se kanë ekzistuar dhe ende “vazhdojnë të ekzistojnë shoqëri shumë të kulturuara, të cilat nuk njohin asnjë represion seksual dhe kanë një jetë seksuale krejtësisht të lirë. Ajo që është e saktë në këtë teori [të Frojdit] është vetëm pikëpamja se represioni seksual përbën bazën psikologjike-masive të një farë kulture, pikërisht të kulturës autoritariste patriarkale, në të gjitha format e saj”.
Me idetë e tij radikale dhe avantguardiste se në shoqëritë kapitaliste perëndimore moralizmi seksual kishte pësuar fiasko, se normat morale të sjelljes seksuale ishin zëvendësuar nga një “moralitet seksual-ekonomik” (sex-economic morality), se institucioni i martesës së detyrueshme është “baza e kontradiktave në jetën seksuale” dhe se përmes martesës së detyrueshme, familjes, ideologjisë dhe “strukturave kolektive” shoqëria ushtron një “represion seksual” mbi anëtarët e saj, Reich inspiroi shumë mendimtarë dhe veprimtarë radikalë të “revolucionit seksual” në vitet 1960. Edhe pse ai nuk ishte i pari që e përdori shprehjen “revolucion seksual”, emri i tij është i lidhur në mënyrë të pandashme me atë revolucion.
Reich ishte një personalitet shumë kundërthënës, që edhe pati një fat shumë tragjik. Ai ishte një dishepull i Frojdit, i lidhur personalisht shumë ngushtë me të dhe, pa dyshim, “më i shquari e më origjinali në gjeneratën e dytë të psikanalisëve frojdistë.
Por ai u nda nga Frojdi kryesisht për shkak të ideve të tij mbi rëndësinë e seksualitetit si dhe për shkak të insistimit të tij për të derivuar ide sociale e politike radikale nga teoria e psikanalizës. Siç ka pohuar vetë Reich, “Për shtatë vite me radhë unë besoja se po punoja në përputhje të plotë me shkollën frojdiste të mendimit. Askush nuk mund ta merrte me mend se kjo mënyrë argumentimi [e imja] do të çonte në një përplasje fatale”.
Në fakt, Reich i qëndroi më pranë teorisë së Frojdit sesa vetë ky i fundit, çka edhe u bë shkak për përplasjen mes tyre. Vetë Frojdi nuk arriti të jepte asnjë provë shkencore për teorinë e tij mbi libidon, edhe pse ai besonte—dhe parashikoi—se, herët ose vonë, kjo teori do të provohej e vërtetë.
Reich shkoi më tej se mentori i tij. Në vitet e fundit të jetës së vet, Frojdi kapitulloi, duke mos e zhvilluar më tej konceptin e libidos, energjisë seksuale, koncept i cili, në fakt, përbën aspektin qendror e më të rëndësishëm të psikanalizës frojdiste. Siç kemi venë në dukje më parë, qysh në fillim të viteve 1920 ai filloi të merrej me teorinë e instiktit të vdekjes (Thanatos) dhe me teori kulturore. Me këtë, shkruante Reich në mesin e viteve 1930, “Frojdi u ngrit kundër Frojdit”, pasi “Frojdi i periudhës viktoriane kundërshtoi Frojdin që zbuloi seksualitetin foshnjor”.
Reich, nga ana e vet, pretendonte se kishte provuar eksperimentalisht, në kushte laboratorike, ekzistencën e një energjie bioseksuale, pra të “libidos” in vitro, të cilën e quajti “energji jetësore” (life energy, ose living energy) dhe më vonë “orgone energy”. Me këtë ai insistonte se kishte zbuluar “ligjet e energjisë jetësore”, ose “ligjin funksional të jetës”.
Kjo energji, sipas tij, është një energji biologjike, ose kozmike që gjendet kudo në natyrë dhe që vepron si një forcë vitale brenda organizmit të njeriut duke u ndikuar nga stimuj të shumtë brenda dhe jashtë tij. “Aktiviteti biologjik në organizmin [e çdo individi] është pjesë e universit” dhe kjo energji është “esenca kozmike” te njeriu. Vetë orgazma, sipas tij, s’është veçse një shprehje e orgonit, forca e mbushur me kënaqësi e vetë jetës.
Këto pikëpamje të Reich-it dhe studimet e tij laboratorike shkaktuan mërinë e Frojdit e të pasuesve servilë të tij, të cilët e stigmatizuan dhe e luftuan atë, deri sa, siç vura në dukje më sipër, e përjashtuan nga Shoqata Ndërkombëtare e Psikanalizës.
Dikush mund të pyesë: Pse ndodhi kështu, përderisa, i përkushtuar tërësisht teorisë së Frojdit, si dhe i formuar në biologji, në shkencat natyrore e në filozofinë e natyrës, Reich nuk bëri gjë tjetër veçse u përpoq që t’i vinte një bazë natyrore shkencore teorisë së Frojdit mbi libidon?
Kjo mund të shpjegohet me faktin se, me autoritetin e tij të padiskutueshëm, Frojdi tentoi të krijonte një kuptim të tillë të psikanalizës që të ishte përfundimtar. Kushdo që e kundërshtonte atë konsiderohej heretik dhe përjashtohej nga qarqet e psikanalistëve, siç ndodhi edhe me Reich-in. Ashtu si Gross para tij, Reich gjithashtu u bë një persona non grata për biopsikologët, pasi i kushtonte rëndësi sociologjisë për të analizuar karakterin e njerëzve, por u bë i padëshiruar, gjithashtu, edhe për psikologët socialë, pasi, në dallim prej tyre, Reich i kushtonte rëndësi edhe biologjisë.
Shumë vite më vonë, më 1952, kur jetonte dhe punonte në Shtetet e Bashkuara, Reich ka pohuar se “shumica e psikanalistëve kishin probleme gjenitale”; ata kishin qenë “pacientë me shqetësime seksuale” dhe kjo ishte “arsyeja pse ata e urrenin” konceptin e tij mbi energjinë jetësore. Ai shkruante: “Funksionimi gjenital te një person është një shprehje e energjisë së tij jetësore. Nëse ky funksionim është i çrregullt, si në rastin e psikanalistit mesatar, edhe vetë ai person nuk funksionon dhe s’mund ta pranojë bio-energjinë. Ai s’mund të mendojë në këtë mënyrë. Dhe ai urren”.
 
Analiza e karakterit
Vetë Reich e humbi shumë herët në karrierën e tij “çdo lloj interesi për lëvizjen e psikanalizës” dhe, qysh prej vitit 1930, punoi “tërësisht më vete” për të zbuluar atë çka psikanaliza nuk mund ta zbulonte dot, përmes studimeve në një fushë të re kërkimesh, siç është orgonomia, që ai vetë e themeloi,
Reich e ka shpjeguar në këtë mënyrë dallimin mes psikanalizës dhe qasjes së tij: “Psikanaliza operon me fjalë dhe me ide të pandërgjegjshme. Këto janë mjetet e saj. Sipas Frojdit, siç e kam kuptuar unë dhe siç ka shkruar vetë ai, e pandërgjegjshmja mund të zbulohet deri tek idetë e shprehura, kur formohen ‘imazhet e fjalëve’. Me fjalë të tjera, psikanaliza nuk mund të depërtojë përtej vitit të dytë ose të tretë të jetës. Psikanaliza është e lidhur ngushtë me metodën e saj dhe e kufizuar prej saj. Ajo duhet t’i qendrojë asaj metode që merret me shpjegimin e asociimeve e të imazheve verbale. Nga ana tjetër, analiza e karakterit mundësoi të lexuarit e shprehjes emocionale. Ndërsa Frojdi zbuloi botën e mendjes, të mendimeve e të dëshirave të pandërgjegjshme, unë munda të lexoj shprehjet emocionale. Deri atëherë, ne nuk mund ta ‘lexonim mendjen’. Ne mundej vetëm të lidhnim asociacionet verbale…Frojdi arriti me shumë sukses të depërtojë deri në kufijtë ku zhvillohet gjuha, aty nga fillimi i vitit të tretë të jetës. Por mbeti atje. Analiza e karakterit ishte vazhdimi i këtij procesi. Unë shkova më tej, te shprehja trupore, që nuk ka fjalë…Studimet e mia vijuan në fushën e shprehjes emocionale bio-energjike. [Por], nëse nuk do të kishte qenë Frojdi dhe ai s’do të kishte bërë atë që bëri, ne nuk do të kishim mundur të depërtonim përtej gjuhës së folur, përtej së pandërgjegjshmes, për të zbuluar formën bioenergjike të shprehjes së organizmit”.
Në veprën e tij Analiza e karakterit, botuar në vitin 1949, e cila konsiderohet edhe sot si një vepër fondamentale në terapinë psikanalitike, Reich argumentoi se indiferenca e Frojdit ndaj tërësisë së shprehjeve të pacientit, ndaj “shikimit të tij, mënyrës së të folurit, shprehjes së fytyrës, veshjes, përplasjes së duarve etj.”, priret që të eleminojë aspekte esenciale të eksperiencës së pacientit duke u mbështetur së tepërmi në komunikimet verbale.
“Mbivlerësimi i përmbajtjes së materialit”, shprehej Reich, “zakonisht shoqërohet nga nënvfleftësimi—për të mos thënë nga mohimi i plotë—i mënyrës me të cilën pacienti i komunikon ato që thotë”. Sipas tij, ndërgjegjësimi për të pandërgjegjshmen, çka në thelb është funksioni i psikanalizës, është spekulativ, një proces intuitiv interpretimi.
Në dallim nga kjo, përmes terapisë së orgonit që vetë Reich zhvilloi, ndërhyrja ndaj ngurtësisë karakterologjike e muskulare shkakton një çlirim të bioenergjisë, që shprehet në lëvizje ritmike dhe në ndjesi trupore. Këto, sipas tij, mund të lexohen si një gjuhë objektivisht shprehëse, duke i bërë të panevojshme spekulimet verbale të psikanalistëve.
Reich shpjegonte se “kur përmes analizës së karakterit bëhet e mundur që të lexojmë shprehjet emocionale, pacienti nuk ka pse flet…Ti më thua mua se cili je përmes shprehjes tënde. Frojdi më tha mua se cili ishte ai përmes shprehjes së fytyrës së tij…Ju lutem, shiheni këtë fotografi të Frojdit. Nuk e di nëse do të mund të shihni atë që duket në foto. Unë nuk e vura re kur e mora këtë foto prej tij në vitin 1925…Fytyra e tij ka një shprehje shumë të trishtuar, ajo shpreh një dëshpërim të vërtetë. Unë nisa ta vë re dëshprimin në fytyrën e Frojdit diku rreth vitit 1940. Edhe pse ai kishte vdekur në atë kohë, ai vazhdoi të kishte një ndikim të madh në drejtimin që morën kërkimet e mia në fushën e emocioneve njerëzore. Çfarë e shkaktonte dëshpërimin e tij? Dhe pse unë nuk e kisha vënë re këtë dëshpërim në fytyrën e tij më parë, në vitin 1925, ose më 1930? Kur u takova për herë të parë me Frojdin, në vitin 1919, ai ishte një person shumë i gjallë. Ai ishte plot shpresë. Fjalëshumë dhe tërë zell. Pastaj, më 1924, diçka ndodhi. Atë vit ai nuk mori pjesë në asnjë mbledhje dhe në asnjë kongres. Në atë kohë iu zhvillua kanceri në gojë…Nga studimet e mia rezulton se kanceri është një sëmundje që pason dorëheqjen emocionale—një tkurrje bioenergjike, një heqje dorë nga shpresa…Pse kanceri u zhvillua tek ai pikërisht në atë kohë? Sepse Frojdi filloi të hiqte dorë nga gjithçka dhe, çuditërisht, konflikti mes nesh filloi thuajse në të njëjtën kohë”.
Reich e përshkruan me këto fjalë eksperiencën tragjike që shkaktoi kanceri te Frojdi: “Ai ishte një folës i mrekullueshëm. Fjalët e tij rridhnin qartë, thjesht, në mënyrë logjike…Dhe kanceri e goditi pikërish atje, në organin e të folurit. Ai u tërhoq. Ai, njeriu që donte të bisedonte, të dilte, të fliste, të lëvizte…Kjo ishte koha kur tek unë lindi interesimi për t’u marrë me kancerin. Unë fillova ta studioj atë në vitin 1926, ose 1927”.
Në vitet e fundit të jetës së tij Reich pohonte se ajo që e shqetësonte më shumë Frojdin në marrëdhënie me të nuk ishte teknika e analizës së karakterit, por revolucioni seksual, një term ky që vetë Reich e përdori për herë të parë në vitet 1930.
 
Një “renegad” besnik ndaj mësuesit të tij
Zhgënjimi që Reich pësoi nga marrëdhënia me mentorin e tij, edhe pse i justifikuar, nuk e shtyu asnjëherë atë që ta urrente, ose ta refuzonte Frojdin. Deri në fund të jetës së vet, Reich e vlerësoi Frojdin si askush tjetër ndër pasuesit e tij dhe asnjëherë nuk e mohoi borxhin intelektual që i detyrohej atij. “Unë mund të flas pa fund për të”, pohonte Reich, “sepse i tillë është Frojdi për mua. Frojdi ishte si Kolombi, që zbarkoi në një breg dhe zbuloi një kontinent të tërë”. “Frojdi ishte një njeri i madh, një njeri shumë i madh”.
Ishte pikërisht marrëdhënia e tij me Frojdin dhe me psikanalizën ajo që, siç shprehej vetë Reich, e ndihmoi atë që të hidhte hapin e parë të rëndësishëm për zbulimin më vonë prej tij të orgonit, si një “energji kozmike”. Pikëpamjet e Frojdit kanë qenë thelbësore edhe për sqarimin e shumë çështjeve klinike, me të cilat Reich u mor gjatë karrierës së vet.
Në retrospektivë, Reich e vlerësonte konfliktin mes tij dhe Frojdit si një hallkë në procesin e zhvillimit shkencor dhe, si të tillë, të dëshirueshëm, madje, edhe të domosdoshëm. Nga një perspektivë e tillë e vlerësonte ai edhe konfliktin mes Frojdit dhe psikologut të njohur austriak Carl Gustav Jung, duke e konsideuar të dobishme idenë e këtij të fundit mbi ekzistencën e një energjie psikike universale, ose të një force jetësore (një lloj “libidoje universale”, sipas Reich-it), që manifestohet potencialisht në seksualitetin njerëzor. Por, ndërsa e vlerësonte këtë ide të Jung-ut (si dhe aspekte të tjera të kritikës së tij ndaj teorisë së Frojdit). Reich vinte në dukje se vetë Jung e mistifikoi tërësisht kuptimin e kësaj energjie.
Është me interes të vihet në dukje se, pikërisht koncepti që përbën thelbin e teorisë së Frojdit—libido—është kritikuar më shumë se çdo aspekt tjetër i kësaj teorie, madje edhe nga shumë prej atyre që vazhdojnë t’i përkasin shkollës frojdiste.
Disa autorë mendojnë se është krejt e panevojshme “të flasësh për një energji, ekzistenca e së cilës nuk mund të provohet kurrë si shkak i sjelljeve të njeriut, të cilat mund të kuptohen vetëm nëse shpjegohen me motivimin dhe mekanizma psikologjikë”. “Libido”, sipas tyre, “nuk i shton asgjë dijes sonë dhe, prandaj, ky koncept nuk duhet përdorur më tej”.
Në vend të këtij koncepti, për të përshkruar procesin jetësor të individit, këta autorë përdorin një frazeologji që s’ka ndonjë përmbajtje konkrete, si “impuls motivues”, ose “akt sjelljeje” dhe këtë e quajnë të mjaftueshme për qëllimet e tyre. Për ta, libido nuk është më shumë sesa një “metaforë”, një “tautologji”, ose thjesht një “shpikje e imagjinatës”. “Bllokoni këtë metaforë”, thotë njëri prej tyre, “dhe do të kuptoni se çfarë e motivon në të vërtetë sjelljen njerëzore”.
Krejt ndryshe nga shumica e pasuesve të Frojdit, Reich jo vetëm argumentoi rolin shumë të madh që luan shoqëria në sjelljen e individit, por insistoi në rëndësinë që ka koncepti frojdist i libidos, duke mbetur deri në fund i vendosur për ta mbrojtur atë. Në një intervistë të gjatë, dhënë në vitin 1952, në të cilën Reich shpjegon në mënyrë të hollësishme marrëdhënien e tij me Frojdin, ai i pohonte:
“A e dini se cili e mbajti gjallë dhe në përdorim teorinë e libidos? Dhe kush e zhvilloi atë? Unë mendoj se jam i vetmi që e ka bërë këtë. Askush tjetër. Mua më duhej që të mbështetesha në teorinë e libidos, jo vetëm sepse ajo është e vërtetë, por edhe sepse kisha nevojë për të. Kisha nevojë për të si një mjet kërkimi. Ajo më çoi në fushën e fiziologjisë. Kjo do të thotë se ajo çka Frojdi e quajti libido nuk është diçka kimike, por një funksion i vërtetë fiziologjik. Dhe nga e gjitha kjo erdhi zbulimi i energjisë orgon. Ajo, të cilën Frojdi e quante libido në organizmin e njeriut është, gjithashtu, edhe një realitet jashtë organizmit—energjia orgon. Kjo energji u zbulua duke u nisur nga ideja origjinale e Frojdit mbi libidon. Unë nuk u kapa pas teorisë së libidos për shkak të ndonjë ekspertize të veçantë që kam në çështje të seksit, në kuptimin e zakonshëm të fjalës, por sepse ajo është një parim shkencor natyror i sasisë së energjisë dhe i të funksionuarit objektivisht. Është ky parim i energjisë për të cilin unë i jam borxhli Frojdit, dhe është po ky parim që më ndan mua nga psikanalistët. Psikanaliza është psikologjia e ideve, ndërsa orgonomia është një shkencë e energjisë fizike—e energjisë fizike brenda dhe jashtë organizmit tonë”.
 
Libido, biologjia dhe sociologjia
Kritik si ndaj kundërshtarëve të tij psikanalistë, ashtu edhe ndaj atyre sociologëve që e mohonin tërësisht rolin e faktorit biologjik në sjelljen e individit, duke mbrojtur teorinë e Frojdit mbi libidon, pak vite para se të vdiste, Reich argumentonte se:
“Frojdi kurrë nuk hoqi dorë nga teoria e tij mbi seksualitetin, nga teoria e libidos. Kurrë! Dhe të gjitha sulmet e mëvonshme ndaj tij nga sociologët, që nuk e pranojnë libidon, janë gjëpora! Çështja nuk shtrohet: ose libido, ose shoqëria. Libido është energjia që formohet nga shoqëria. Këtu nuk ka asnjë kontradiktë. Gjithnjë habitem kur dëgjoj, ose lexoj një gjë të tillë: ose libido, ose sociologjia! Kjo është vërtet absurde! Asnjë psikanalist serioz nuk e ka besuar dhe nuk e ka thënë ndonjëherë këtë. Fëmija sjell me vete një masë të caktuar energjie. Shoqëria e merr këtë energji dhe i jep asaj formë. Pra, ne kemi sociologjinë dhe biologjinë, të dyja në të njëjtin organizëm. I tërë orientimi sociologjik brenda psikanalizës që e ka braktisur teorinë e libidos, teorinë mbi seksualitetin, duke thënë se ‘nuk ka seksualitet, ka vetëm shoqëri’, nuk është veçse një evazion, thjesht frikë për t’u marrë me atë gjendje të rëndë në të cilin ndodhet njerëzimi, me neorozat seksuale të njeriut. Unë besoj se Frojdi e dinte se pasuesit e tij e kishin tradhëtuar teorinë e tij mbi seksualitetin. Teoria e libidos ishte tradhëtuar; ajo nuk ekzistonte më. Dhe është krejt e qartë se sot, në lëvizjen e psikanalizës nuk ka më një teori të libidos”.
Edhe pse pikëpamjet e Reich-it mbi seksin e kishin zanafillën te psikanaliza, ato përbëjnë në të vërtetë një botëkuptim filozofik që synon të shpjegojë një prej enigmave më të mëdha të njerëzimit lidhur me raportin mes natyrores dhe shoqërores, biologjikes dhe sociales në jetën e individit e të shoqërisë. Ky problem është esencial edhe për sociologjinë. Thelbin e këtij problemi vetë Reich e shprehte në këtë mënyrë: “Adoleshentët frustrohen. Në martesë ka shumë mjerim. Pse ndodh kështu? Ç’duhet bërë? Këtu kemi të bëjmë me probleme sociale—institucioni i martesës, legjislacioni, dogma katolike, kontrolli i lindjeve dhe çdo gjë që ka të bëjë me shoqërinë. Këto janë hapur çështje me të cilat merret sociologjia”.
Problemet e seksualitetit dhe synimi për çlirimin e tij, u bënë pjesë e një lëvizjeje të rëndësishme sociale e politike—sidomos në Europë—dhe shërbyen si baza ideologjike që përgatiti revolucionin seksual pas Luftës së Dytë Botërore. Periudhës mes dy luftrave botërore i përket edhe vepra e psikanalistit të shquar austriak Wilhelm Reich, Seksualiteti në luftën kulturore, botuar në gjermanisht në vitin 1936 dhe përkthyer e botuar pas Luftës në anglisht, me titullin Revolucioni seksual.
Ashtu si Otto Gross para tij, Reich u përpoq ta përkufizonte konceptin e çlirimit seksual dhe atë të një sistemi barazie erotike mes burrit e gruas si një argument revolucionar, duke e integruar atë në kontekstin e lëvizjeve revolucionare të kohës.
Në fakt, Reich u bë një ndër figurat më të rëndësishme në historinë e kulturës pop të shekullit të 20-të dhe frymëzuesi kryesor i revolucionit seksual të viteve 1960. Për të, një revolucion i tillë nënkuptonte transformimin radikal të çdo sfere të jetës shoqërore—shëndetit, martesës, ekonomisë, moralit, mënyrës së qeverisjes, seksualitetit. Është seksi, argumentonte Reich, ai ku ne zbulojmë dhe realizojmë veten tonë si një qënie e integruar, e çliruar nga kultura sunduese e shoqërisë dhe nga shteti autoritarist që na tjetërsojnë.
Wilhelm Reich, gjithashtu, është një figurë thuajse tërsësishte panjohur për pjesën më të madhe të publikut shqiptar, edhe pse njëri prej librave të tij, Listen, Little Man (1948) është përkthyer në shqip (shumë keq) disa vite më parë. Për këtë arsye, në çka vijon, unë shtjelloj disa nga pikëpamjet e tij mbi seksualitetin dhe flas për ndikimin që ka pasur ky personalitet në shkencë dhe në kulturën e kohës së vet.
 
Seksualiteti, fashizmi, demokracia
Reich mund të thuhet se ishte një farë “evangjelisti seksual” në një kohë represioni global ndaj seksualitetit dhe dominimi fashist në Europë. Ai besonte se “sistemi biologjik i racës njerëzore është rrënuar prej shekujsh” nga strukturat autoritariste të shoqërisë, jo vetëm në Azi e në vendet arabe, por edhe në Europë e në Amerikë.
Reich ishte i bindur se në protoplazmën e vet, struktura e karakterit njerëzor, e formuar nga institucionet autoritariste të shoqërisë, është e pamundur të ndryshojë. Për këtë arsye, ai besonte se ëndrra e emancipimit erotik të njerëzimit mund të realizohet përmes emancipimit politik të tij.
Në librin Revolucioni seksual, Reich argumentonte se neurozat dhe “sjellja masive irracionale” ose “patologjike” burojnë nga i njëjti shkak: represioni seksual, të cilin, ashtu si Frojdi, mentori i tij, ai e shpjegonte si një konflikt të pandërgjegjshëm mes energjisë erotike, nevojave të natyrshme, instinktive të individit dhe aftësisë të tij për kënaqësi seksuale, nga njëra anë, dhe “presionit moral që i mban nën kontroll energjitë e tij seksuale”, nga ana tjetër.
Reich besonte se në kohën e tij rreth 90 për qind e grave dhe rreth 70-80 për qind e burrave vuanin nga neuroza që shkaktoheshin nga një gjendje statike kronike e libidos, duke mos funksionuar në përputhje me ligjin natyror. Për ata që këtë fakt e justifikonin me idenë se “kjo është mënyra jonë e jetesës”, Reich kishte këtë përgjigje: “Çështja nuk është nëse ‘kjo është mënyra jonë e jetesës’, por nëse kjo [gjendje] mund të jetë ndryshe”.
Sipas tij, ajo çka rezulton nga konflikti mes energjisë seksuale të individit dhe presionit moral të shoqërisë për ta ndrydhur atë është se “aftësia e natyrshme për kënaqësi seksuale” pengohet, “shkatërrohet tërësisht”, ose zëvendësohet nga “koncepte sadiste për aktin seksual, nga fantazi përdhunimi etj”. “Ju e dini se ç’ndodh kur dikush rri shumë gjatë pa bërë seks. Ai ndotet, pushtohet nga mendime të pista, bëhet pornografik, neurotik etj…Kushdo që jeton kundër natyrës veçse tkurret. Në një mënyrë ose në një tjetër, ai sëmuret…[Dhe] ai që bën një jetë të frustruar, ose një jetë patologjike, është ziliqar ndaj kujtdo që jeton ndryshe”.
Edhe pse u mbështet te Frojdi, Reich nuk mbeti në premisat e teorisë së tij por shkoi shumë më tej. Nisur nga lidhja që Frojdi shihte mes represionit seksual dhe neurozave, Reich argumentoi se ky represion eventualisht i orienton njerëzi drejt fashizmit dhe autoritarizmit.
Ai e mbështeti teorinë e tij revolucionare mbi seksualitetin në modelin “hidraulik” të çlirimit, duke theksuar se nxitjet erotike “natyrore, të shëndetshme dhe instinktive” të individit ndrydhen fizikisht nga ndërhyrja e autoriteteve të huaja, në formën e superegos, çka sjell pasoja patologjike tek ai dhe, si të vetmen mënyrë shpëtimi nga kjo gjendje, sugjeronte përdorimin e teknikave psikoanalitike.
Reich erdhi në përfundimin se neurozat e individit, ashtu si dhe patologjitë masive, mund të kurohen vetëm duke eleminuar tabutë mbi seksualitetin që i imponohen individit qysh në moshë shumë të re nga institucioni i familjes patriarkale, nga morali dhe rregulli puritan i virgjërisë paramartesore—që Aldous Huxley e konsideronte si “perversitetin seksual më të panatyrshëm”—si dhe nga monogamia e përjetshme.
Duke u shprehur kundër monogamisë, Reich ishte për “marrëdhënie dashurore që zgjasin” (lasting love relationships), të cilat nuk rregullohen me ligj, por krijohen e ruhen përmes dashurisë. Me pak fjalë, pikëpamja e tij mund të përmblidhet në këtë mënyrë: “Një seksualitet i shëndetshëm çon në demokraci; një seksualitet pervers çon në fashizëm”.
 
Ndarja fatale me Frojdin
Edhe pse Reich mbeti i përkushtuar psikanalizës, ai i kundërshtoi shumë nga pikëpamjet e Frojdit, sidomos përpjekjen e këtij të fundit për ta minimizuar rolin e shoqërisë në lidhje me sjelljen njerëzore. Reich u nda nga praktika psikanalitike e Frojdit, që e vinte theksin thjesht te të kuruarit,për t’u përqendruar e thelluar në atë që ai e quante “analizë e karakterit” (character analysis), një terapi që synonte t’i ndihmonte pacientët e tij të çliroheshin nga bllokimet fizike e respiratore që i pengonin ata të provonin kënaqësi.
Fakti që Reich, ashtu si Gross para tij, e vuri theksin në rolin që luan shoqëria në jetën e individit, pra edhe në sjelljen seksuale të tij, duke e parë raportin mes shoqërisë dhe individit sociologjikisht, shkaktoi ndarjen mes tij dhe Frojdit,si dhe përjashtimin e tij nga Shoqata Ndërkombëtare e Psikanalizës.
Një ndër pikëpamjet e Frojdit që Reich e kundërshtoi me forcë është ajo se zhvillimi i qytetërimit dhe arritjet kulturore të shoqërisë janë bërë të mundura në saje të “shtypjes së instinkteve” dhe “sublimimit të energjisë seksuale”. Reich e konsideronte “të pasaktë” këtë pikëpamje pasi, sipas tij, “përvoja historike” dëshmon se kanë ekzistuar dhe ende “vazhdojnë të ekzistojnë shoqëri shumë të kulturuara, të cilat nuk njohin asnjë represion seksual dhe kanë një jetë seksuale krejtësisht të lirë. Ajo që është e saktë në këtë teori [të Frojdit] është vetëm pikëpamja se represioni seksual përbën bazën psikologjike-masive të një farë kulture, pikërisht të kulturës autoritariste patriarkale, në të gjitha format e saj”.
Me idetë e tij radikale dhe avantguardiste se në shoqëritë kapitaliste perëndimore moralizmi seksual kishte pësuar fiasko, se normat morale të sjelljes seksuale ishin zëvendësuar nga një “moralitet seksual-ekonomik” (sex-economic morality), se institucioni i martesës së detyrueshme është “baza e kontradiktave në jetën seksuale” dhe se përmes martesës së detyrueshme, familjes, ideologjisë dhe “strukturave kolektive” shoqëria ushtron një “represion seksual” mbi anëtarët e saj, Reich inspiroi shumë mendimtarë dhe veprimtarë radikalë të “revolucionit seksual” në vitet 1960. Edhe pse ai nuk ishte i pari që e përdori shprehjen“revolucion seksual”, emri i tij është i lidhur në mënyrë të pandashme me atë revolucion.
Reich ishte një personalitet shumë kundërthënës, që edhe pati një fat shumë tragjik. Ai ishte një dishepull i Frojdit, i lidhur personalisht shumë ngushtë me të dhe, pa dyshim, “më i shquari e më origjinali në gjeneratën e dytë të psikanalisëve frojdistë.
Por ai u nda nga Frojdi kryesisht për shkak të ideve të tij mbi rëndësinë e seksualitetit si dhe për shkak të insistimit të tij për të derivuar ide sociale e politike radikale nga teoria e psikanalizës. Siç ka pohuar vetë Reich, “Për shtatë vite me radhë unë besoja se po punoja në përputhje të plotë me shkollën frojdiste të mendimit. Askush nuk mund ta merrte me mend se kjo mënyrë argumentimi [e imja] do të çonte në një përplasje fatale”.
Në fakt, Reich i qëndroi më pranë teorisë së Frojdit sesa vetë ky i fundit, çka edhe u bë shkak për përplasjen mes tyre.
Vetë Frojdi nuk arriti të jepte asnjë provë shkencore për teorinë e tij mbi libidon, edhe pse ai besonte—dhe parashikoi—se, herët ose vonë, kjo teori do të provohej e vërtetë.
Reich shkoi më tej se mentori i tij. Në vitet e fundit të jetës së vet, Frojdi kapitulloi, duke mos e zhvilluar më tej konceptin e libidos, energjisë seksuale, koncept i cili, në fakt, përbën aspektin qendror e më të rëndësishëm të psikanalizës frojdiste. Siç kemi venë në dukje më parë, qysh në fillim të viteve 1920 ai filloi të merrej me teorinë e instiktit të vdekjes (Thanatos) dhe me teori kulturore. Me këtë, shkruante Reich në mesin e viteve 1930, “Frojdi u ngrit kundër Frojdit”, pasi “Frojdi i periudhës viktoriane kundërshtoi Frojdin që zbuloi seksualitetin foshnjor”.
Reich, nga ana e vet, pretendonte se kishte provuar eksperimentalisht, në kushte laboratorike, ekzistencën e një energjie bioseksuale, pra të “libidos” in vitro, të cilën e quajti “energji jetësore” (life energy, ose living energy) dhe më vonë “orgone energy”. Me këtë ai insistonte se kishte zbuluar “ligjet e energjisë jetësore”, ose “ligjin funksional të jetës”.
Kjo energji, sipas tij, është një energji biologjike, ose kozmike që gjendet kudo në natyrë dhe që vepron si një forcë vitale brenda organizmit të njeriut duke u ndikuar nga stimuj të shumtë brenda dhe jashtë tij. “Aktiviteti biologjik në organizmin [e çdo individi] është pjesë e universit” dhe kjo energji është “esenca kozmike” te njeriu. Vetë orgazma, sipas tij, s’është veçse një shprehje e orgonit, forca e mbushur me kënaqësi e vetë jetës.
Këto pikëpamje të Reich-it dhe studimet e tij laboratorike shkaktuan mërinë e Frojdit e të pasuesve servilë të tij, të cilët e stigmatizuan dhe e luftuan atë, deri sa, siç vura në dukje më sipër, e përjashtuan nga Shoqata Ndërkombëtare e Psikanalizës.
Dikush mund të pyesë: Pse ndodhi kështu, përderisa, i përkushtuar tërësisht teorisë së Frojdit, si dhe i formuar në biologji, në shkencat natyrore e në filozofinë e natyrës, Reich nuk bëri gjë tjetër veçse u përpoq që t’i vinte një bazë natyrore shkencore teorisë së Frojdit mbi libidon?
Kjo mund të shpjegohet me faktin se, me autoritetin e tij të padiskutueshëm, Frojdi tentoi të krijonte një kuptim të tillë të psikanalizës që të ishte përfundimtar. Kushdo që e kundërshtonte atë konsiderohej heretik dhe përjashtohej nga qarqet e psikanalistëve, siç ndodhi edhe me Reich-in. Ashtu si Gross para tij, Reich gjithashtu u bë një persona non grata për biopsikologët, pasi i kushtonte rëndësi sociologjisë për të analizuar karakterin e njerëzve, por u bë i padëshiruar, gjithashtu, edhe për psikologët socialë, pasi, në dallim prej tyre, Reich i kushtonte rëndësi edhe biologjisë.
Shumë vite më vonë, më 1952, kur jetonte dhe punonte në Shtetet e Bashkuara, Reich ka pohuar se “shumica e psikanalistëve kishin probleme gjenitale”; ata kishin qenë “pacientë me shqetësime seksuale” dhe kjo ishte “arsyeja pse ata e urrenin” konceptin e tij mbi energjinë jetësore. Ai shkruante: “Funksionimi gjenital te një person është një shprehje e energjisë së tij jetësore. Nëse ky funksionim është i çrregullt, si në rastin e psikanalistit mesatar, edhe vetë ai person nuk funksionon dhe s’mund ta pranojë bio-energjinë. Ai s’mund të mendojë në këtë mënyrë. Dhe ai urren”.
 
Analiza e karakterit
Vetë Reich e humbi shumë herët në karrierën e tij “çdo lloj interesi për lëvizjen e psikanalizës” dhe, qysh prej vitit 1930, punoi “tërësisht më vete” për të zbuluar atë çka psikanaliza nuk mund ta zbulonte dot, përmes studimeve në një fushë të re kërkimesh, siç është orgonomia, që ai vetë e themeloi,
Reich e ka shpjeguar në këtë mënyrë dallimin mes psikanalizës dhe qasjes së tij: “Psikanaliza operon me fjalë dhe me ide të pandërgjegjshme. Këto janë mjetet e saj. Sipas Frojdit, siç e kam kuptuar unë dhe siç ka shkruar vetë ai, e pandërgjegjshmja mund të zbulohet deri tek idetë e shprehura, kur formohen ‘imazhet e fjalëve’. Me fjalë të tjera, psikanaliza nuk mund të depërtojë përtej vitit të dytë ose të tretë të jetës. Psikanaliza është e lidhur ngushtë me metodën e saj dhe e kufizuar prej saj. Ajo duhet t’i qendrojë asaj metode që merret me shpjegimin e asociimeve e të imazheve verbale. Nga ana tjetër, analiza e karakterit mundësoi të lexuarit e shprehjes emocionale. Ndërsa Frojdi zbuloi botën e mendjes, të mendimeve e të dëshirave të pandërgjegjshme, unë munda të lexoj shprehjet emocionale. Deri atëherë, ne nuk mund ta ‘lexonim mendjen’. Ne mundej vetëm të lidhnim asociacionet verbale…Frojdi arriti me shumë sukses të depërtojë deri në kufijtë ku zhvillohet gjuha, aty nga fillimi i vitit të tretë të jetës. Por mbeti atje. Analiza e karakterit ishte vazhdimi i këtij procesi. Unë shkova më tej, te shprehja trupore, që nuk ka fjalë…
Studimet e mia vijuan në fushën e shprehjes emocionale bio-energjike. [Por], nëse nuk do të kishte qenë Frojdi dhe ai s’do të kishte bërë atë që bëri, ne nuk do të kishim mundur të depërtonim përtej gjuhës së folur, përtej së pandërgjegjshmes, për të zbuluar formën bioenergjike të shprehjes së organizmit”.
Në veprën e tij Analiza e karakterit, botuar në vitin 1949, e cila konsiderohet edhe sot si një vepër fondamentale në terapinë psikanalitike, Reich argumentoi se indiferenca e Frojdit ndaj tërësisë së shprehjeve të pacientit, ndaj “shikimit të tij, mënyrës së të folurit, shprehjes së fytyrës, veshjes, përplasjes së duarve etj.”, priret që të eleminojë aspekte esenciale të eksperiencës së pacientit duke u mbështetur së tepërmi në komunikimet verbale.
“Mbivlerësimi i përmbajtjes së materialit”, shprehej Reich,“zakonisht shoqërohet nga nënvfleftësimi—për të mos thënë nga mohimi i plotë—i mënyrës me të cilën pacienti i komunikon ato që thotë”. Sipas tij, ndërgjegjësimi për të pandërgjegjshmen, çka në thelb është funksioni i psikanalizës, është spekulativ, një proces intuitiv interpretimi.
Në dallim nga kjo, përmes terapisë së orgonit që vetë Reichzhvilloi, ndërhyrja ndaj ngurtësisë karakterologjike e muskulare shkakton një çlirim të bioenergjisë, që shprehet në lëvizje ritmike dhe në ndjesi trupore. Këto, sipas tij, mund të lexohen si një gjuhë objektivisht shprehëse, duke i bërë të panevojshme spekulimet verbale të psikanalistëve.
Reich shpjegonte se “kur përmes analizës së karakterit bëhet e mundur që të lexojmë shprehjet emocionale, pacienti nuk ka pse flet…Ti më thua mua se cili je përmes shprehjes tënde. Frojdi më tha mua se cili ishte ai përmes shprehjes së fytyrës së tij…Ju lutem, shiheni këtë fotografi të Frojdit. Nuk e di nëse do të mund të shihni atë që duket në foto. Unë nuk e vura re kur e mora këtë foto prej tij në vitin 1925…Fytyra e tij ka një shprehje shumë të trishtuar, ajo shpreh një dëshpërim të vërtetë. Unë nisa ta vë re dëshprimin në fytyrën e Frojdit diku rreth vitit 1940. Edhe pse ai kishte vdekur në atë kohë, ai vazhdoi të kishte një ndikim të madh në drejtimin që morën kërkimet e mia në fushën e emocioneve njerëzore. Çfarë e shkaktonte dëshpërimin e tij? Dhe pse unë nuk e kisha vënë re këtë dëshpërim në fytyrën e tij më parë, në vitin 1925, ose më 1930?
Kur u takova për herë të parë me Frojdin, në vitin 1919, ai ishte një person shumë i gjallë. Ai ishte plot shpresë. Fjalëshumë dhe tërë zell. Pastaj, më 1924, diçka ndodhi. Atë vit ai nuk mori pjesë në asnjë mbledhje dhe në asnjë kongres. Në atë kohë iu zhvillua kanceri në gojë…Nga studimet e mia rezulton se kanceri është një sëmundje që pason dorëheqjen emocionale—një tkurrje bioenergjike, një heqje dorë nga shpresa…Pse kanceri u zhvillua tek ai pikërisht në atë kohë? Sepse Frojdi filloi të hiqte dorë nga gjithçka dhe, çuditërisht, konflikti mes nesh filloi thuajse në të njëjtën kohë”.
Reich e përshkruan me këto fjalë eksperiencën tragjike që shkaktoi kanceri te Frojdi: “Ai ishte një folës i mrekullueshëm. Fjalët e tij rridhnin qartë, thjesht, në mënyrë logjike…Dhe kanceri e goditi pikërish atje, në organin e të folurit. Ai u tërhoq. Ai, njeriu që donte të bisedonte, të dilte, të fliste, të lëvizte…Kjo ishte koha kur tek unë lindi interesimi për t’u marrë me kancerin. Unë fillova ta studioj atë në vitin 1926, ose 1927”.
Në vitet e fundit të jetës së tij Reich pohonte se ajo që e shqetësonte më shumë Frojdin në marrëdhënie me të nuk ishte teknika e analizës së karakterit, por revolucioni seksual, një term ky që vetë Reich e përdori për herë të parë në vitet 1930.
 
Një “renegad” besnik ndaj mësuesit të tij
Zhgënjimi që Reich pësoi nga marrëdhënia me mentorin e tij, edhe pse i justifikuar, nuk e shtyu asnjëherë atë që ta urrente, ose ta refuzonte Frojdin. Deri në fund të jetës së vet, Reich e vlerësoi Frojdin si askush tjetër ndër pasuesit e tij dhe asnjëherë nuk e mohoi borxhin intelektual që i detyrohej atij.“Unë mund të flas pa fund për të”, pohonte Reich, “sepse i tillë është Frojdi për mua. Frojdi ishte si Kolombi, që zbarkoi në një breg dhe zbuloi një kontinent të tërë”. “Frojdi ishte një njeri i madh, një njeri shumë i madh”.
Ishte pikërisht marrëdhënia e tij me Frojdin dhe me psikanalizën ajo që, siç shprehej vetë Reich, e ndihmoi atë që të hidhte hapin e parë të rëndësishëm për zbulimin më vonë prej tij të orgonit, si një “energji kozmike”. Pikëpamjet e Frojdit kanë qenë thelbësore edhe për sqarimin e shumë çështjeve klinike, me të cilat Reich u mor gjatë karrierës së vet.
Në retrospektivë, Reich e vlerësonte konfliktin mes tij dhe Frojdit si një hallkë në procesin e zhvillimit shkencor dhe, si të tillë, të dëshirueshëm, madje, edhe të domosdoshëm. Nga një perspektivë e tillë e vlerësonte ai edhe konfliktin mes Frojdit dhe psikologut të njohur austriak Carl Gustav Jung, duke e konsideuar të dobishme idenë e këtij të fundit mbi ekzistencën e një energjie psikike universale, ose të një force jetësore (një lloj “libidoje universale”, sipas Reich-it), që manifestohet potencialisht në seksualitetin njerëzor. Por, ndërsa e vlerësonte këtë ide të Jung-ut (si dhe aspekte të tjera të kritikës së tij ndaj teorisë së Frojdit). Reich vinte në dukje se vetë Jung e mistifikoi tërësisht kuptimin e kësaj energjie.
Është me interes të vihet në dukje se, pikërisht koncepti që përbën thelbin e teorisë së Frojdit—libido—është kritikuar më shumë se çdo aspekt tjetër i kësaj teorie, madje edhe nga shumë prej atyre që vazhdojnë t’i përkasin shkollës frojdiste.
Disa autorë mendojnë se është krejt e panevojshme “të flasësh për një energji, ekzistenca e së cilës nuk mund të provohet kurrë si shkak i sjelljeve të njeriut, të cilat mund të kuptohen vetëm nëse shpjegohen me motivimin dhe mekanizma psikologjikë”. “Libido”, sipas tyre, “nuk i shton asgjë dijes sonë dhe, prandaj, ky koncept nuk duhet përdorur më tej”.
Në vend të këtij koncepti, për të përshkruar procesin jetësor të individit, këta autorë përdorin një frazeologji që s’ka ndonjë përmbajtje konkrete, si “impuls motivues”, ose “akt sjelljeje” dhe këtë e quajnë të mjaftueshme për qëllimet e tyre. Për ta, libido nuk është më shumë sesa një “metaforë”, një “tautologji”, ose thjesht një “shpikje e imagjinatës”. “Bllokoni këtë metaforë”, thotë njëri prej tyre, “dhe do të kuptoni se çfarë e motivon në të vërtetë sjelljen njerëzore”.
Krejt ndryshe nga shumica e pasuesve të Frojdit, Reich jo vetëm argumentoi rolin shumë të madh që luan shoqëria në sjelljen e individit, por insistoi në rëndësinë që ka koncepti frojdist i libidos, duke mbetur deri në fund i vendosur për ta mbrojtur atë. Në një intervistë të gjatë, dhënë në vitin 1952, në të cilën Reich shpjegon në mënyrë të hollësishme marrëdhënien e tij me Frojdin, ai i pohonte:
“A e dini se cili e mbajti gjallë dhe në përdorim teorinë e libidos? Dhe kush e zhvilloi atë? Unë mendoj se jam i vetmi që e ka bërë këtë. Askush tjetër. Mua më duhej që të mbështetesha në teorinë e libidos, jo vetëm sepse ajo është e vërtetë, por edhe sepse kisha nevojë për të. Kisha nevojë për të si një mjet kërkimi. Ajo më çoi në fushën e fiziologjisë. Kjo do të thotë se ajo çka Frojdi e quajti libido nuk është diçka kimike, por një funksion i vërtetë fiziologjik. Dhe nga e gjitha kjo erdhi zbulimi i energjisë orgon. Ajo, të cilën Frojdi e quante libido në organizmin e njeriut është, gjithashtu, edhe një realitet jashtë organizmit—energjia orgon. Kjo energji u zbulua duke u nisur nga ideja origjinale e Frojdit mbi libidon.Unë nuk u kapa pas teorisë së libidos për shkak të ndonjë ekspertize të veçantë që kam në çështje të seksit, në kuptimin e zakonshëm të fjalës, por sepse ajo është një parim shkencor natyror i sasisë së energjisë dhe i të funksionuarit objektivisht.Është ky parim i energjisë për të cilin unë i jam borxhli Frojdit, dhe është po ky parim që më ndan mua nga psikanalistët. Psikanaliza është psikologjia e ideve, ndërsa orgonomia është një shkencë e energjisë fizike—e energjisë fizike brenda dhe jashtë organizmit tonë”.
 
Libido, biologjia dhe sociologjia
Kritik si ndaj kundërshtarëve të tij psikanalistë, ashtu edhe ndaj atyre sociologëve që e mohonin tërësisht rolin e faktorit biologjik në sjelljen e individit, duke mbrojtur teorinë e Frojdit mbi libidon, pak vite para se të vdiste, Reich argumentonte se:
“Frojdi kurrë nuk hoqi dorë nga teoria e tij mbi seksualitetin, nga teoria e libidos. Kurrë! Dhe të gjitha sulmet e mëvonshmendaj tij nga sociologët, që nuk e pranojnë libidon, janë gjëpora! Çështja nuk shtrohet: ose libido, ose shoqëria. Libido është energjia që formohet nga shoqëria. Këtu nuk ka asnjë kontradiktë. Gjithnjë habitem kur dëgjoj, ose lexoj një gjë të tillë: ose libido, ose sociologjia! Kjo është vërtet absurde! Asnjë psikanalist serioz nuk e ka besuar dhe nuk e ka thënë ndonjëherë këtë. Fëmija sjell me vete një masë të caktuar energjie. Shoqëria e merr këtë energji dhe i jep asaj formë.Pra, ne kemi sociologjinë dhe biologjinë, të dyja në të njëjtin organizëm. I tërë orientimi sociologjik brenda psikanalizës që e ka braktisur teorinë e libidos, teorinë mbi seksualitetin, duke thënë se ‘nuk ka seksualitet, ka vetëm shoqëri’, nuk është veçse një evazion, thjesht frikë për t’u marrë me atë gjendje të rëndë në të cilin ndodhet njerëzimi, me neorozat seksuale të njeriut. Unë besoj se Frojdi e dinte se pasuesit e tij e kishin tradhëtuar teorinë e tij mbi seksualitetin. Teoria e libidos ishte tradhëtuar; ajo nuk ekzistonte më. Dhe është krejt e qartë se sot, në lëvizjen e psikanalizës nuk ka më një teori të libidos”.
Edhe pse pikëpamjet e Reich-it mbi seksin e kishin zanafillën te psikanaliza, ato përbëjnë në të vërtetë një botëkuptim filozofik që synon të shpjegojë një prej enigmave më të mëdha të njerëzimit lidhur me raportin mes natyrores dhe shoqërores, biologjikes dhe sociales në jetën e individit e të shoqërisë. Ky problem është esencial edhe për sociologjinë. Thelbin e këtij problemi vetë Reich e shprehte në këtë mënyrë:“Adoleshentët frustrohen. Në martesë ka shumë mjerim. Pse ndodh kështu? Ç’duhet bërë? Këtu kemi të bëjmë me probleme sociale—institucioni i martesës, legjislacioni, dogma katolike, kontrolli i lindjeve dhe çdo gjë që ka të bëjë me shoqërinë. Këto janë hapur çështje me të cilat merret sociologjia”.
(Vijon nesër)
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente