Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Garda Kombëtare e New Jersey-t stërvitje me Forcat Ajrore Shqiptare për misione kërkim-shpëtimi, Ambasada Amerikane ndan pamjet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë sot një postim në Facebook ku bën me dije se mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t kanë qenë këtë javë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Forcat Ajrore Shqiptare për trajnime të përbashkëta dhe mirëmbajtje të avionëve. Në fokus të stërvitjes ishin misionet e kërkimit dhe shpëtimit, duke përdorur helikopterin Black Hawk, të njëjtin model që u përdor me sukses për shpëtimin e jetëve gjatë operacioneve emergjente pas Uraganit Sandy në vitin 2012. Ambasada thekson se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për rritjen e kapaciteteve të përbashkëta...