FOTO/ Nis puna për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

FOTO/ Nis puna për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

Ndërtimi i urës që do të lidhë ishullin e Siçilisë me Italinë kontinentale do të fillojë para fundit të verës, sipas njoftimeve të sotme nga ministria e Infrastrukturës e qeverisë Meloni. Kostoja totale e projektit është 13.5 miliardë euro dhe përfundimi i tij është planifikuar për vitet 2032-2033. Gjatësia e urës do të kalojë 3.6 kilometra dhe për ta përshkuar këtë distancë me makinë do të duhet 15 minuta. Ky është një “bast” personal i sekretarit të “Lega Nord” dhe ministrit të Transportit Matteo Salvini, i cili këmbënguli veçanërisht në domosdoshmërinë e projektit, me logjikën se ndër të tjera do të rrisë ndjeshëm punësimin. Parashikimi përkatës thotë se mund të krijohen deri në 120,000 vende të reja pune, përveçse ura do ta afrojë Siçilinë me...