No Image Available

Foto e vitit 1905, komuna sociale në Shkodër, një befasi shqiptare

Nga: Aurel Plasari. Një “komunë sociale” në miniaturë në Shkodrën e vitit 1905, d.m.th. në Shkodrën e “Shqipërisë turke”! Rezulton e themeluar në mars 1905 me nismën e një “shitësi ambulant” të quajtur Kolë Dika, emër pothuaj i panjohur në historinë e Shqipërisë.E konceptuar si strukturë e ndihmës reciproke, përbëhej prej zejtarësh, punëtorësh, por edhe tregtarësh e intelektualësh.Anëtarët e saj mblidheshin ilegalisht në një dhomë të fshehtë mbrapa një farmacie (retrobottega), ku diskutonin çështje sociale dhe politike. Ndihma reciproke ishte organizuar në këtë mënyrë: mjekët që bënin pjesë në të vizitonin të sëmurët falas, farmacistët jepnin barna me çmime të ulëta, zejtarët ndihmonin për zgjidhjen falas ose me çmime të lira të nevojave të zejtarisë dhe kështu me radhë.“Komuna” mbahej me kuotat e anëtarëve, me...