Flakët në Dukat rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Flakët në Dukat rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Ndaj dhe në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll. Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30 forcave të armatosura, me qëllim përballimin e flakëve dhe vendosjen e situatës në normalitet, pasi zjarri po rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë.
Burimi: Kohajone.com