Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ernest Koliqi: Duert e nânës
Ernest Koliqi Nga Ernest Koliqi U zgjue. Nji të nxehtë i mërzitshëm në trup e nji rândim kreje i dhanë ndijen e zgjimit. Përgjumshëm mendën kaplue prej àvujve të gjumit, njiherë së pari s’dinte se ç’orë ishte as ku gjindej. Hapi syt e i mbajti çelë dy çasa të vetëm.Orendít e odës së huej, ku ai përkohësisht banonte, erdhën e u futën në shikim të tij ashtu si mbytën sendet në nji liqê. Oda me dy pasqyrat e saja, me tryeza mbushë me libra, me raft e me lavabo, qëndronte në nji gjymsë drite të lehtë. Ai ndieu nji të dridhun trishtimi tue e pà. Ah, me çelë syt e m’u gjetë n’odën e vet, në Shqipní! Kapakët e dritoreve t’afruem e koltrinat e bardha...