Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRI/ Plagosi dy persona për llogari të mafias turke, kapet vrasësi shqiptar me pagesë në Athinë
Policia greke ka zbardhur atentatin e ndodhur më 13 korrik në lagjen Kolono të Athinës, ku mbetën të plagosur një shtetas turk dhe një polic grek. Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i identifikuar si Alesio Biba, i cili vepronte si vrasës me pagesë për llogari të mafias turke. Ngjarja ndodhi në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos”, ku u qëllua me armë zjarri 48-vjeçari turk Volkan Ertas, objektivi i atentatit. Në vendin e ngjarjes u plagos gjithashtu dhe polici grek Dh. P., bashkëshorti i pronares së lokalit, i cili ndodhej aty rastësisht. Autorët...