Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Emri/ Kapet vrasësi shqiptar me pagesë në Athinë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke
Policia greke ka arritur të zbardhë atentatin ndaj një shtetasi turk ndodhur në 13 korrik në Athinë. Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje. Ngjarja ndodhi në 13 korrik në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos” në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 48-vjeçari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P, bashkëshorti i pronares së lokalit. Ndaj turkut, i cili ishte shënjestër i atentatit, u qëllua 4 herë me pistoletë. Një plumb kapi atë...