Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRI/ Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor dhe mbetet i bllokuar nën të
Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme. Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal. 62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Top Channel