EMRAT/ Smarti përplaset me motorin në Sarandë, plagoset në kokë 22-vjeçari

EMRAT/ Smarti përplaset me motorin në Sarandë, plagoset në kokë 22-vjeçari

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:50, në rrugën “Studenti”, pranë barit “Ali Pasha” në qytetin bregdetar të Sarandës. Sipas të dhënave zyrtare, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor, është përplasur me një automjet tip “Smart”, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi. Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer testin e alkoolit për drejtuesit...
Burimi: Sarandanews.com