E parashikuan sërish? Rrjeti çmendet pas ngjashmërisë mes skandalit në Coldplay dhe një skene të The Simpsons

E parashikuan sërish? Rrjeti çmendet pas ngjashmërisë mes skandalit në Coldplay dhe një skene të The Simpsons

Rrjetet sociale po ziejnë pasi një moment viral gjatë një koncerti të Coldplay ka tronditur një kompani teknologjie dhe ka rikthyer teorinë e famshme se “The Simpsons” parashikojnë të ardhmen. Gjatë koncertit në stadiumin “Gillette”, CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe shefja e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, u kapën në ekranin e “kiss cam”, teksa shfaqeshin shumë të afërt. Komenti i Chris Martin nga skena vetëm sa ndezi më shumë zjarrin: “Ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm.” Ky moment ndezi menjëherë rrjetin. Në X (ish-Twitter) dhe Facebook nisën krahasimet me një pamje të famshme të...
Burimi: Argjiroja.net