Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
E paharruara “Martesa jonë”, këngë që u interpretua mjeshtrisht nga Ismet Bogujevci (Teksti dhe Video)
Ismet Bogujevci, u lind më 9.4. 1952 në Podujevë. Aktiviteti i tij artistik, ka nisur rrugëtimin me shoqërinë kulturo-artistike “Josip Rela’’ në Podujevë. Është viti 1972 kur ai hyri furishëm si këngëtar por dhe si aktor meqë shoqëria “Josip Rela’’ kishte shtrirje në dy fusha permanente – muzikë dhe aktivitete teatrore – dramatike. Bogujevci ka vazhduar aktivitetin e tij artistik – muzikor në shoqërinë “Ramiz Sadiku’’ në Prishtinë. Në vitet ’80-ta, ai së bashku me një grup artistik muzikor dhe me orkestrën popullore të Radio Televizionit të Prishtinës, me një kastë të përzgjedhur këngëtarësh, më eminentët e kohës, do të shtrijnë aktivitetin e tyre muzikor – turne brenda gjithë qyteteve Shqipërisë. Bogujevci si solist muzikor ka fituar një mori çmimesh përfshirë – Mikrofoni i Artë, ...