“Duhej të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë”! Trajneri i Hajdukut i frikësohet befasisë në Shqipëri: Dinamo do luajë në sulm atje, i kam parë…

“Duhej të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë”! Trajneri i Hajdukut i frikësohet befasisë në Shqipëri: Dinamo do luajë në sulm atje, i kam parë…

Dinamo ka luajtur në mënyrë shumë të mirë kundër Hajduk Split në transfertë, ndërsa në fund humbi në shifrat 2-1. Gabimi i Ditës i kushtoi humbjen ekipit shqiptar, që largohet me një shije jo edhe aq të mirë nga Kroacia. Megjithatë Daja mendon ndryshe, teksa tekniku shqiptar shprehet se gjithcka mbetet e hapur dhe se gabime të tilla ndodhin për sa kohë loja zhvillohet me pasime nga portieri te mbrojtësi dhe jo duke përdorur topin e gjatë si alternativë. “Po është bukur kur luan para 33.000 tifozëve. E nisëm ndeshjen shumë mirë, kishim shumë momente të mira dhe shanse të krijuara dhe pjesën e parë e kemi luajtur mirë. Në fillimin e pjesës së dytë, ia dhamë topin shumë herë Hajdukut në mënyrë të panevojshme....