Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Droni i kap mat duke shkëmbyer kanabis, 3 persona vihen në pranga në Durrës, mes tyre “roja” me armë
Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The Wrong Meeting”, duke goditur një grup kriminal që merrej me prodhimin e kanabisit me anë të llambave dhe shitjen e tij. Në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë është sekuestruar edhe 6.2 kg kanabis në formë boçeje, që dyshohet se është prodhuar me llamba, por edhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për kultivim me llamba, 2 automjete dhe 6 aparate celularë. Operacioni u zhvillua në disa faza. Fillimisht, në një parking në zonën e Golemit,...