Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dosja / ‘Bankers’ fitoi mbi 6 mld euro nga shitja e naftës, si e ndihmoi “Raiffeisen Bank” të pastronte paratë; dalin përgjimet
“Bankers Petroleum” ka fituar miliarda nga nëntoka shqiptare gjatë 20 viteve që operon në vendin tonë, por ka ndjekur një skemë shumë të sofistikuar mashtrimi për të shmangur detyrimet tatimore. “Pamfleti” ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Fierit, në të cilën hidhet dritë mbi batërdinë që kanë bërë kanadezo-amerikanët dhe më pas kinezët në Patos-Marinzë. Sipas llogaritjeve që ka bërë prokuroria, në total “Bankers” ka përfituar plot 598 miliardë lekë apo afro 6 miliardë euro nga shitja e naftës bruto në këto vite, por nuk ka paguar asnjë tatim. “Shoqëria ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ prodhimin e naftës bruto e...