Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dinamo kërkon të blindojë mbrojtjen, pranë akordit me 22-vjeçarin
Dinamo e Ilir Dajës kërkon të “blindojë” repartin e mbrojtjes, teksa është pranë akordit me mbrojtësin 22-vjeçar Ardi Ajdini, i cili aktivizohet në qendër dhe në krahun e djathtë. Ajdini aktualisht është pjesë e Prishtinës në elitën e futbollit kosovar, ndërkohë që në të kaluarën ka veshur fanellën e 2 Korrikut, Besës së Pejës dhe Fushë Kosovës. 22-vjeçari numëron 78 paraqitje në Superligën e Kosovës, ku ka shënuar 2 gola si dhe 5 në Kupën e Kosovës. “Gazeta Olle” bën me dije se bisedimet mes palëve janë në fazë të avancuar, me Ajdinin që duket i gatshëm për një aventurë...