Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Dikur kur ishim pjesë e elitës europiane!
Jahja Drancolli Mark Basaiti (1470-1530) piktori i shquar i Rilindjes Europiane , së bashku me piktorin Viktor Karpaçi dhe skulptorin e arkitektin Andrea Aleksin, formuan treshen e artistëve më të mëdhenj arbërorë të epokës së Rilindjes Europiane. Mark Basaitin e gjejmë së bashku në serinë e piktorëve më të shquar të Shkollës së Venedikut, si, p. sh. Giovanni Bellini, Gentile Bellini, Cima da Conegliano, Alvise Vivarini, Giorgione, Tiziano, Tintoretto, etj. Nga të gjitha veprat e tij, “Thirrja e bijve të Zebedeut” (“La Vocazione dei figli di Zebedeo”), është piktura që ka më së shumti pamje nga natyra malore e Arbërit dhe njerëzit me tipare tipike të trevës sonë. Edhe në pikturat dhe portretet e tjera ai ka të vërteta, shprehje dhe vitalitet që e bëjnë...