Digjet gjatë natës lokali në Korçë

Digjet gjatë natës lokali në Korçë

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Sotir Gura”.  Sipas të dhënave ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike. Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse.  Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në funksion të lokalit. Policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv