Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dhunohen sërish Varret Ilire të Selcës! Gërmime të paligjshme për thesare arkeologjike
Varret Monumentale Ilire në Selcën e Poshtme, në zonën e Mokrës, kanë rënë sërish pre e gjuetarëve të paligjshëm të thesareve. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pasditen e sotme janë konstatuar dy gropa të thella në një prej varreve monumentalë, të cilat dyshohet se janë bërë për të nxjerrë objekte apo metale me vlerë arkeologjike. Ky është rasti i dytë brenda vetëm dy muajsh që trashëgimia e rrallë ilire dhunohet nga persona ende të paidentifikuar. Pavarësisht se për incidentin e mëparshëm ishte njoftuar inspektori i policisë së zonës, nuk është marrë asnjë masë konkrete, çka e ka lënë...